Vlorë, 3 furgonë të burgjeve përplasen me fuoristradën, plagosen 12 policë
12 efektivë të policisë së burgjeve në Vlorë kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Noveselës, ku tre furgonë të policisë së burgjeve të cilët po udhëtonin nga Fieri në drejtim të Vlorës, janë përplasur me një fuoristradë.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur 12 efektivë të policisë së burgjeve, nje prej tyre në gjendje të rëndë. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit rajonal per marrjen e ndihmes mjekesore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilët po hetojnë për zbardhjen e aksidentit.
