Vlahutin: Nuk dorëzohemi për drejtësinë. Një vajzë mes lotëve fajëson politikën

Vlahutin: Nuk dorëzohemi për drejtësinë. Një vajzë

Kumbaret e reformës në drejtësi deklarojnë se nuk kanë ndërmend të dorëzohen derisa ajo të miratohet, pasi kështu Shqiperia nuk do humbasë trenin e integrimit, për të cilin një vajzë në takimin e ambasadores së BE me të rinjtë mes lotesh dhe emocionesh të forta fajësoi klasën politike pse po vonon. Ndërkohë në Këshillin e Integrimit Romana Vlahutin shprehu vendosmëri se do t'i shkojë deri në fund procesit të reformës, deri kur te ngrihen kartonat në Kuvend. Në këtë këshill ra në sy mungesa e përfaqësuesve të opozitës.

Unioni Europian nuk ka ndërment të ngrejë duart lart dhe të lejojë që edhe një herë Shqipëria të humabsë një shans historik, miratimin e reformës në drejtësi që hap negociatat për anëtarëism në BE.

Mesazhin se asgjë nuk frenon ndërkomëbtarët, e dha vetë ambasadorja e BE, Romana Vlahutin

Vlahutin: Shpresoj që reforma në drejtësi të miratohet sa më shpejt sepse me anën e miratimit të reformës dhe zbatimit historik të saj Shqipëria ka një mundësi për hapjen e negociatave për ne BE. Shqqipëria ka humbur shumë shanse.  Ne jemi këtu për t'ju mbështetur, jemi me të vërtetë të interesuar për Shqipërië. Ne nuk do të heqim dorë, ne nuk do të lodhemi, nuk do të humbsim durimin, por nuk do të bëjmë atë që duhet të beni ju.

Ambasadorja  e BE, i këkroi politikës shqiptarë të dialogoje, dhe këtë  apel e lëshoi nga Këshilli Kombëtar i Intergrimit, ku ra në sy mungesa e anëtarëve të PD. Demokratja, Majlinda Bregu që drejton Këshillin, zgjodhi një shprehje të Faik Konicës, për të kërkuar miratimin sa më shpejt të reformës, ndersa mori garancine e shumices per kete kerkesë.

 

Bregu: "Dy shifra përputhen si rrallë herë në dy sondazhe të ndryshme në Shqipëri. Mbështetja për europiane dhe ajo për reformën në drejtësi. Kush nuk e kupton dhe nuk e lexon dot këtë, Konica po të ishte gjallë do të thoshte: "E ka nga se e merr kuptimin e mendjes së tij për kuptimin e botës". Ndaj për mos të shkarë në këtë rrugë të demokracive tona naïve dhe pak përmbajtësore, garancia më e fortë që na duhet të gjithëve duhet të kalojë patjetër përmes Europës".

Balla: "Do të bëhet shumë shpejt. Nuk besoj se ka ndonjë debutet në kuvendin e Shqipërisë që mund të hezitojë të japë votën në favor të reformës në drejtësi.Kush do ta bënte këtë pa perifrazuar ndonjë mik të Shqipërisë do të turpëronte veten, kjo do të ishte e sigurt. Por do t'i vinte një vulë të zezë të ardhmes së vendit".

Këshilli i Integrimit, ishte paraprirë nga një tjetër  takim, që kishte në qendër integrimin dhe të rinjtë, organizuar nga Minsitria e Integrimit, ku, vetë ministrja Klajda Gjosha vuri theksin tek neovja urgjente e miraitmit të reformës.

 

Gjosha: "Kjo reformë do të kalojë shumë shpejt për t'i hapur rrugë procesit të Integrimit dhe çeljes së negociatave të vendit". 

Edhe në këtë takim ishte e pranishme ambasadorja e BE, e cila u ballafaqua me një shqetësim të ndjerë dhe emocionues te një vajze të re e cila nuk u përmbajt në zhgenjimin e saj për ata që sot kanë në dorë fatet integruese të vendit.

Dhe në Shqipëri kjo vajzë sigurisht  nuk është e vetme në gjykimin dhe konstatimin e saj.

Vajza e cila emocionohet: Nuk kam dëgjuar një politikan të flasë të vërtetën për vendin tim. Nuk kam dëgjuar një politikan në 25 vjet të flasë diçka të mirë për njerëzit e mi. Në 25 vjet politikanët shqiptarë janë ankuar për 45 vitet e komunizmit. Kujt dreqin i nevojitet kjo? Ja pse drejtësia nuk funksionon. Se një vende si ky, në parlament, ne nuk na lejohet të themi të vërtetën. Ju ambasadorët po bëni punën tuaj këtu, dhe po e bëni shumë mirë, por asnjë nuk do t’ju dëgjojë se vendi im nuk ka ndërgjegje. Pyeti këta të rinj, a duan të rrinë këtu? Më vonë, ata do të thonë të vërtetën.

/Oranews.tv/

EMISIONET