Vjosa del nga shtrati në Selenicë, dëmtohet argjinatura. Në Novoselë disa ha tokë nën ujë
Investimet e bëra një vit më parë në agjinaturën e lumit Vjosa nuk i kanë rezistuar vërshimit të lumit këtë dimër. Novosela rrezikon sërish përmbytjet, ndërsa në Selenicë ka dalë nga shtrati duke përmbytur 150 hektarë tokë. Autoritetet vendore të Vlorës i kërkojnë Ministrisë së Ekonomisë dhe Bujqësisë ndërhyrje në shtratin e lumit dhe në pastrimin e kanalave kulluese, sepse në të kundërt këto zona rrezikojnë përmbytjen.
Njësia administrative Novosel rrezikon të përmbytet sërish nga vërshimi i lumit Vjosa.
Niveli i ujit ka arritur mbi 5 m dhe Emergjencat Civile janë në gadishmëri për të bërë evakuimet e banorëve nëse lumi del nga shtrati.
Situata po monitorohet edhe nga pushteti lokal. Investimet dhe ndërhyrjet e bëra një vit më parë në lumin Vjosa duket se nuk e kanë përballuar këtë vërshim të rradhës nga reshjet intensive të shiut ditët e fundit dhe Novosela sërish rrezikon përmbytjen.
Ardian Musta:Këtu është një nga pikat më të rrezikshme që me sa po shikojmë ka nevojë për ndërhyrje. Të premten me urdhrin numër 8 është ngritur Shtabi i Emergjencave pranë Bashkisë Vlorë që kryesohet nga Kryetari dhe gjithë personeli me mjete dhe personeli inxhiniero-teknik është i gjithi në gadishmëri për të përballuar çdo situatë dhe emergjencë që do të dalë.
Bashkia e Vlorës i është dretjuar me një kërkesë të veçantë Ministrisë së Ekonomisë dhe Bujqësisë për ndërhyjet emergjente që duhet të bëhen në argjinaturën e lumit dhe në pastrimin e kanaleve kulluese.
Situata paraqitet problematike dhe në zonën e Selenicës në Vlorë. I kontaktuar në tel nga Ora News, kryetari i Bashkisë Përparim Shametaj tha se lumi Vjosa ka përmbytur 150 ha tokë buqësore.

/Oranews.tv/
