Vizita në SHBA, çifti Obama foto zyrtare me çiftin Rama dhe Presidenten Jahjaga
Kryeministri Edi Rama shton në arkivin e fotove të tij edhe një foto zyrtare me Presidentin Obama.Rama dhe Obama sëbashku me dy zonjat e tyre kanë fiksuar në celuloid takimin e tyre.
Pjesë e pritjes tradicionale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për liderët e shteteve pjesëmarrëse në sesionin e rregullt vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ishte edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Kryeministri shqiptar ndodhet për vizitë në SHBA në kuadër të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
