Visar Zhiti pas takimit 60 minutësh me Nishanin: "Zot mëshiroje se s'di çfarë bën"

Tirane- Pas rreth 60 minutash takim Visar Zhiti zbriti shkallët e Presidencës rreth orës 11:00 të paradites së sotme, (16 shkurt 2015)  me kokën ulur duke parë celularin e tij.

Sikur të mos mjaftonin gjurmët e viteve të burgut dhe të humbjes së djalit, dukej qartë që edhe biseda me Presidentin Nishani e kishte pezmatuar.

I përfshirë në një furtunë debati mediatik, një mbështetje masive nga intelektualë dhe të majtë e të djathtë të komisionit të jashtëm, i vetmi që e refuzoi ishte kreu i shtetit dhe një reagim hezitues i Konferencës Ipeshkvnore. Pjesa tjetër e shoqërisë ishte unanime pro Zhitit, me përjashtim të disa ish kolegëve të tij në PD që i qanë hallin se po përdorej politikisht nga Rama.

Gazetarja: Për çfarë biseduat me presidentin e Republikës?

Visar Zhiti: Presidenti i ka bërë të njohura gjërat nuk pata ndonjë gjë të re, ato që ka thënë në shtyp

Gazetarja: I keni kërkuar të rishikojë qëndrimin e tij

Visar Zhiti: Jo nuk i kam kërkuar asgjë presidentit. Më thirri presidenti, dhe ato që kishte thënë me shkrim mi tha dhe me gojë.

Pak ditë më parë në një intervistë për median Nishani deklaroi: Unë e quaj jokorrekte që një kandidat për ambasador në Vatikan të shprehet publikisht duke e konsideruar Kishën si inkuizitore.

Ndërkohë më 14 shkurt Nishani deklaroi: "Visar Zhitin nuk po e ridënon Presidenti. Visar Zhitin po e turpëron dhe riturpëron, dënon dhe ridënon Kryeministri përmes një kurthi duke e kandiduar jashtë procedurave në pritje të refuzimit. Për Visar Zhitin nuk është ridënim të mos e bësh ambasador. Për Visar Zhitin është ridënim ta përdorësh për politikë."

Me sa kuptohet Presidenti Nishani ja ka thënë në sy Visar Zhitit që nuk do ta dekretoj. Nëse ka qenë Kisha Katolike shkak, ish i dënuari politik ka një përgjigje dhe për ta

Visar Zhiti: "Shqipërisë time i kam shërbyer edhe në burg kur nuk donte Shqipëria. Dhe në burg kam qenë edhe me priftërinjtë e Vatikanit, me priftërinjtë e burgosur. Kemi bërë dhe festa e kungime të fshehta. Qëndrimi im nuk ndryshon. Qëndrimin tim nuk e përcakton presidenti i tanishëm."

Rasti Zhiti ishte ndoshta shansi më i qartë që është dhënë në vite politikës shqiptare për të dëshmuar se mbështet vlerat e një intelektuali shumëdimensional. Por edhe këtë politika dhe të dërguarit e saj në institucione kyçe dështuan të dëshmojnë se mund të ngrihen mbi interesat vetjake, shpeshherë dhe banale.

Visar Zhiti: “Më vjen keq për vendin që ka njerëz kaq të dobët që nuk kanë interes të parë vendin por interesat e tyre vetjake”

Gjasat janë që Visar Zhiti nuk do të flasë më publikisht për këtë çështje pas zhgënimit të parimetuar që pësoi.

Koston dhe përgjegjësinë morale do ta mbajë me siguri mungesa e firmës në dekretin e Presidentit, që për ironi të fatit e ka dekretuar si Ministër Kulture të PD pas muaj përpara 23 Qershorit.

Por sërish Visar Zhiti ka forcë të nxjerrë lutje nga shpirti për atë që e ndëshkoi

Visar Zhiti: “Dal duke thënë o Zot mëshiroje Presidentin se nuk e di çfarë bën”

VOTONI NE SONDAZHIN E ORA NEWS

[poll id="52"]

 

 

/Oranews.tv/

 

 

 

 

 

 

EMISIONET