VIDEO/ Tirana arrin fitoren e tretë rradhazi, mesazh Partizanit

VIDEO/ Tirana arrin fitoren e tretë rradhazi, mesazh Partizanit

Tirana ka mpo0shtur Kastriotin me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Kategorinë Superiore.

Kampionët në fuqi të vendit regjistruan fitoren e tretë radhazi, e cila ndodh për herën e parë në këtë sezon.

Goli i Taulant Seferit në minutën e 20’ me penallti dhe “perla” e Erjon Hoxhallarit në minutën e 59’ nga goditja e dënimit, e bënë të pavlefshëm golin e De Silvës në minutën e 66’. Ishte një ndeshje e barabartë nga të dyja skuadra, të cilat kishin disa raste shënimi, por bardheblutë u treguan më të saktë.

Me këtë fitore Tirana arrin në kuotën e 35 pikëve në vendin e 5-të, dhe i dërgojnë kështu mesazh Partizanit, një javë para derbit të kryeqytetit.

Kastrioti mbetet në kuotën e 28 pikëve në vendin e 7-të.

Ndeshja tjetër mes Bylisit dhe Teutës u mbyll në barazim 1-1.

Golat e ndeshjes:

Sport Lajme tirana Futboll Superliga golat kastrioti

EMISIONET