Video/ Sherr masiv në plazh! Karrige, çadra dhe rërë që fluturojnë në ajër
Një video e publikuar nëpër rrjetet sociale tregon një sherr të madh që kanë bërë disa të rinj në plazhin Blankenberge në Belgjikë, të cilët kanë gjuajtur policët me çadra dhe rërë.
Policët në përpjekjë pët t’i ndaluar u dhunuan nga pushuesit. Nga pamjet e publikuara shihet rëra që fluturon në ajër, karrige dhe çadra.
Lufta nisi pasi roja e shpëtimit njoftoi një grup me rreth 40 veta se nuk mund të qëndrojnë në një vend që ishte i ndaluar për gjithë.
Grupi nuk pranoi të largohej, kështu që u thirrën policë të tjerë dhe nisi sherri. Disa nga plazhistët u arrestuan.
