Video/ Publikohen momentet e shpëtimit të vogëlushes Ayda në rrënoja, ja çfarë i tha ajo ‘heroit’ të saj

Video/ Publikohen momentet e shpëtimit të vogëlushes Ayda në

Janë publikuar momentet e shpëtimit të vogëlushes  Ayda Gezgin, e cila u zbulua 91 orë pas tërmetit në Izmir.

Vajza ndodhej prej katër ditësh në rrënojat e ndërtesës së apartamenteve në “Rıza Bey” në Izmir.

Cem Erdogan, presidenti i ekipit,  bëri që vajza e vogël të fliste, ndërsa ia mbante fort dorën dhe e përkëdhelte. Vajza e vogël nuk donte kurrë të lëshonte dorën që po e qetësonte në ato momente të vështira.

Dialogu mes Aydas dhe heroit të saj në rrënoja.

Cem Erdogan: Ne të duam shumë, në rregull. Je shumë e bukur, mos ki frikë vajza ime e bukur. E mësove emrin tim?

Ayda: Cem.

Cem Erdoğan: Shiko, të gjithë janë këtu. Babai juaj po ju pret. Ti ke dorën time. Jam këtu me ty. Një bravo për bukuroshen time …

https://www.youtube.com/watch?v=gkUeGDMs9ps

Bota Lajme rrenoja termet turqi izmir momente shpetimi ayda

EMISIONET