VIDEO/ Gruaja heroinë me ngjyrë përballet direkt me 300 ekstremistë neonazistë

VIDEO/ Gruaja heroinë me ngjyrë përballet direkt me 300

Kjo grua është heroina e ditës në Stokholm. Ajo u paraqit para qindra neonazistëve, duke i parë direkt në sy dhe duke ngritur grushtin e saj.

Tess Asplund është shndërruar në një heroinë antinaziste dhe antifashiste. Fotoja e saj publikuar të martën është përhapur në mënyrë virale në internet.

42 vjeçarja që jeton në kryeqytetin e Suedisë, ishte e zemëruar edhe me autoritetet, duke deklaruar se ekstremistët e së djathtës ekstreme nuk duhet të ishin lejuar që të mblidheshin për shkak se të gjithë ata, siç pretendon gruaja, “janë duke përhapur urrejtje”.

Në foton e publikuar, shihet zemërimi i gruas që ngre grushtin kundër fytyrave të tyre ndaj meshkujve të bardhë në qytetin suedez të Borlange.

"Sigurisht që ata nuk duhet të lejohen të marshojnë në vendin e parë. Ato janë nazistë," tha ajo për gazetën britanike The Independent. "Ata janë duke përhapur urrejtje. Ata duan një zonë të ‘bardhë’. Nëse ata morrin kontrollin e vendit, do të na përzënë, duke goditur familjen time”, rrëfeu ajo.

/Ora News/

 

 

EMISIONET