VIDEO-FOTO/ Histori si në filma! Ishte zhdukur para dy vitesh, gjendet duke notuar
Angelica Gaitan, 46 vjeçare, e zhdukur dy vjet me parë, është gjetur duke notuar në brigjet e Kolumbisë, pasi humbi kontaktet me familjen e saj.
Sipas mediave të huaja, gruaja u pikas nga dy peshkatarë, ndërsa ishte duke notuar.
Prej dy vitesh familjarët e saj nuk kishin asnjë ide se ku ishte deri së fundmi kur ajo u gjet duke pluskuar rreth një milje larg një plazhi nga qyteti i Puerto Colombia në Atlantico më 26 shtator.
Pasi u shpëtua, ajo u shpreh për mediat vendase se ishte hedhur në oqean për të vrarë veten për shkak të dhunës që ushtronte ish-bashkëshorti.
Pasi e mori veten në spital, Angelica u shpreh se ishte penduar për veprimin që bëri ndërsa shtoi se Zoti e kishte shpëtuar nga mbytja gjatë sprovës tetë orëshe.
“Unë kam lindur përsëri, falë Zotit. Nëse do të kisha pasur një mundësi ose një ndihmë, nuk do ta merrja atë vendim. Tani jam shumë mirënjohëse sepse Zoti më dha një mundësi të re për të ecur përpara”, është shprehur ajo.
Policia lokale ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rrallë.






