VIDEO/ Dhuna në Kongres, momenti kur qëllohet një prej protestuesve

VIDEO/ Dhuna në Kongres, momenti kur qëllohet një prej

Protestat e dhunshme të një dite më parë në ambientet e Kongresit Amerikan la pas 4 viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Ndërkohë në media po qarkullon një video ku tregohet momenti se si forcat e sigurisë hapin zjarr brenda ambienteve të Kongresit.

Policia e Washingtonit njoftoi se deri tani ka humbur jetën një grua gjatë sulmit në Kongres ndërsa 3 të tjerë nga urgjenca mjekësore.

Ndërkohë janë arrestuar më shumë 52 persona ndër të cilët 47 për shkelje të karantinës.

Godina e ligjvënësve në SHBA u pushtua të mërkurën nga mbështetësit e Donald Trump teksa po shqyrtohej certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve presidenciale.

Fillimisht Trump i bëri thirrje protestuesve të marshonin në Capitol Hill. Por kur ata thyen rrethimin dhe nisi dhuna bëri dy herë thirrje që të qetësoheshin.

Bota Lajme arme SHBA Kongres forcat e sigurise

EMISIONET