Zv. Ministri i Bujqësisë: Situata nga reshjet po shkon drejt normalizimit

Zëvendësministri i Bujqësisë, Fatmir Guri, ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër”, të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, ku foli për situatën e krijuar nga reshjet intensive të ditëve të fundit.

Në fjalën e tij Guri theksoi se aktualisht vendi nuk ndodhet në një situatë rreziku, ndërsa problematikat e evidentuara gjatë ditëve të fundit janë drejt shuarjes.

Sipas tij, institucionet po ndjekin nga afër situatën në terren dhe po punojnë për stabilizimin e plotë të gjendjes.

Guri u shpreh se kjo situatë shërben edhe si një analizë për të identifikuar pikat që kanë nevojë për ndërhyrje të shpejta, investime apo përmirësime në infrastrukturën bujqësore dhe sistemet e menaxhimit të ujërave.

 

EMISIONET