Administrimi i ujërave/ Haxhiaj: Hidrovoret e përballuan situatën

Idriz Haxhiaj, Drejtor i Administrimit të Ujërave dhe Digave në Ministrinë e Bujqësisë, ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër”, të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, ku foli për situatën e krijuar nga reshjet e ditëve të fundit dhe ndikimin e tyre në bujqësi.

Gjatë fjalës së tij, Haxhiaj theksoi se përveç intensitetit të lartë të reshjeve, situata është ndikuar edhe nga shkarkimet e hidrocentraleve, të cilat, sipas protokolleve të sigurisë, janë detyruar të rrisin nivelin e shkarkimeve.

Sipas tij, këto shkarkime kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e prurjeve në lumenj, përrenj dhe në skemat e kullimit.

Ai sqaroi se hidrovoret kanë qenë në gatishmëri dhe kanë përballuar situatën, duke bërë të mundur menaxhimin e sasive të mëdha të ujit.

 

EMISIONET