Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Sot seanca plenare, caktohen anëtarët zëvendësues të komisioneve (RENDI I DITËS)

Depuetët do të mblidhen sot në seancë plenare për caktimin e anëtarëve zëvendësues në komisionet parlamentare. Seanca e kaluar u shoqërua me debate të ashpra mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës. Përplasjet erdhën pasi kërkesa e PD-së për zgjatjen e afatit të komisionit të posaçëm për 'Territorialen' u rrëzua me votat e socialistëve.
Më pas, deputeti demokrat Luçiano Boçiano nuk lejoi bashkëshkryetarin Arbjan Mazniku të prezantonte raportin e PS-së dhe opozita bllokoi foltoren, duke bërë që seanca të ndërpritej disa herë.
Ndërkohë që brenda do zhvillohet seanca plenare, jashtë do mbahet protesta, e cila është paralajmëruar nga qytetarët. Edhe javën e kluar u mbajt portesta para Parlamentit, ku policia sulmoi ashpër protestusit me ujë dhe gaz lotsjellës.
Rendi i ditës:
I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 27.7.2026, ora 10:00.
II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 23.7.2026.
2. Njoftime.
3. Projektvendimi "Për një ndryshim në vendimin nr. 87/2026, “Рër caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit", i ndryshuar".
III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.
IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

