Ferit Hoxha pret në Tiranë homologun kroat, në fokus bashkëpunimi dypalësh dhe integrimi europian

Ferit Hoxha pret në Tiranë homologun kroat, në fokus

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, do të presë pasditen e sotme në Tiranë ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić Radman, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Takimi bilateral mes dy homologëve do të zhvillohet në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke nisur nga ora 16:30. Në përfundim të bisedimeve, rreth orës 17:30, Hoxha dhe Grlić Radman do të mbajnë një deklaratë të përbashkët për shtyp, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen zyrtare të MEPJ.

Sipas njoftimit zyrtar, në qendër të diskutimeve do të jenë partneriteti strategjik dhe thellimi i bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë, bashkëpunimi rajonal, si edhe perspektiva evropiane e Shqipërisë.

Vizita e shefit të diplomacisë kroate vjen në një moment kur Shqipëria po vijon procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Zagrebi mbetet një nga vendet mbështetëse të integrimit evropian të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

EMISIONET