Hapësirat e ndërtimeve, inxhinieri Softa: Duhet të mendojmë se ku duhet të ndërtojmë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2023, 21:46
Inxhinierët Erion Softa, Luan Myrtaj, Arben Meçe dhe arkitekti Markel Baballëku ishin të ftuar në emisonin "Ora e Betit" në Ora News.
Ngjarja e pak ditëve ku një pallat u përfshi nga flakët dhe u dogj si kashtë, dhe cilësia e ndërtimeve të reja ishte tema e diskutimeve në studion e emisionit "Ora e Betit" në Ora Neës, të moderatores Beti Njuma.
Inxhinieri Softa deklaroi se: "Garancinë e japin institucionet. Si asistohet në qendër të qytetit në rast të një fatkeqësie natyrore. Duhet të mendojmë se ku ndërtohet".