Ndërtimet, Baballëku: Për çdo objekt lëshohet certifikatë zjarri. Nuk prodhohen materiale të cilësisë të lartë

Inxhinierët Erion Softa, Luan Myrtaj, Arben Meçe dhe Markel Baballëku ishin të ftuar në emisonin "Ora e Betit" në Ora News.

Ngjarja e pak ditëve ku një pallat u përfshi nga flakët dhe u dogj si kashtë, dhe cilësia e ndërtimeve të reja ishte tema e diskutimeve në studion e emisionit "Ora e Betit" në Ora News, të moderatores Beti Njuma.

Inxhinieri Markel Baballëku deklaroi se: "Secili projektues duhet të ketë njohuri bazë të ndërtimit. Këta eksperët nuk i mbulojnë dot të gjitha fushat e zjarrit.

Për cdo objekt lëshohet certifikatë për zjarrin. Zjarri është një më problematikët për tu trajtuar. Materiali duhet të ketë performancë. Nuk prodhohen materiale të cilësisë të lartë".

EMISIONET