PAMJE FERRI NGA LUSHNJA/ Zjarri “mund” zjarrfikësit, shkrumbuhet kati i 4-t, flakët jashtë kontrollit. Ndërhyn ushtria

Zjarri në qendrën tregtare në Lushnje është rindezur pikërisht aty ku nisi, në katin e katërt të qendrës tregtare, ku ndodhen 100 biznese që tregtojnë mallra industriale, kryesisht jorganë, dyshekë e jastëkë te cilat vazhdojne të digjen.

Zjarrfikësit e kanë të pamundur ndërhyrjen brenda ambientit, për shkak të temperaturës së lartë, ndaj po operojnë duke ndërhyrë përmes vinçit nga ambienti i jashtëm.

Nderkaq mesohet se tashme eshte kerkuar ndihma edhe nga Forcat e Armatosura qe pritet ti bashkohet betejes per venien nen kontroll te ketij zjarri qe tashme kercenon frikshem zonen perreth.

Kujtojmë se zjarri lindi pas mesditës së sotme dhe u desh ndërhyrja e forcave të shumta zjarrfikëse dhe RENEA-s për të vënë disi flakët nën kontroll dhe për të nxjerrë jashtë banorët.

Pas operacionit, rreth 39 persona mbetën të plagosur nga ngjarja, ndërsa kishte dëme të mëdha materiale në godinë.

PAMJE FERRI NGA LUSHNJA/ Zjarri “mund” zjarrfikësit,

EMISIONET