Zjarri i madh në qendrën tregtare, reagon Balla: Situata e vështirë rreziku, ndërtesa ka dhe mjedise banimi

Zjarri i madh në qendrën tregtare, reagon Balla: Situata e

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me zjarrin në qendrën tregtare Metropol në Lushnjë.

Balla shkruan se është situatë e vështirë rreziku, pasi ndërtesa, në katet e mësipërme, ka dhe mjedise banimi.

“Forcat zjarrfikëse dhe policia po luftojnë për të vendosur nën kontroll situatën e rëndë”, shkruan ndër të tjera ministri.

“Një zjarr i madh në Qendrën Tregtare Metropol në Lushnjë ka krijuar një situatë tepër të vështirë rreziku, ndërsa ndërtesa ka dhe mjedise banimi në katet e sipërme. Forcat zjarrfikëse dhe policia po luftojnë për të vendosur nën kontroll situatën e rëndë”, shkruan Balla.

Mësohet se zjarri shpërtheu në katin e tretë të qendrës. Dhjetëra njerëz janë nxjerrë me urgjencë dhe është evakuuar ndërtesa. Ambulancat dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Ende nuk dihet shkaqet e këtij zjarri, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.

EMISIONET