Zjarr në v*rrezat e fshatit Zenelaj në Gjirokastër, forcat zjarrfikëse në vendngjarje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2026, 11:27

Një zjarr është regjistruar sot pranë varrezave në fshatin Zenelaj në Gjirokastër.
Raportohet se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me barishte dhe shkurre.
Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka ndërhyrë për vënien nën kontroll të flakëve pa u përhapur drejt zonave të banuara.
Ende nuk dihen detaje për shkaqet e nisjes së zjarrit, ndërsa bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar.

