RICIKLIMI I QELQIT/ Shqipëria drejt një modeli më të qëndrueshëm të menaxhimit të mbetjeve

Ekspertët kërkojnë më shumë bashkëpunim mes institucioneve, biznesit dhe industrisë së riciklimit për të përmirësuar menaxhimin e mbetjeve dhe riciklimin e qelqit në Shqipëri. Sipas tyre, ndarja e mbetjeve në burim është një hap thelbësor për mbrojtjen e mjedisit, uljen e ndotjes dhe zhvillimin e një ekonomie më të qëndrueshme.

Menaxhimi i mbetjeve dhe riciklimi i qelqit mbeten një nga sfidat kryesore mjedisore në vend.

Ekspertët vlerësojnë se përmirësimi i këtij procesi kërkon bashkëpunim më të ngushtë mes institucioneve, biznesit privat dhe industrisë së riciklimit, në përputhje me standardet evropiane të ekonomisë qarkulluese.

Specialistët e mjedisit paralajmërojnë se mungesa e riciklimit ndikon drejtpërdrejt në ndotjen e lumenjve, tokës dhe ekosistemeve natyrore, duke rritur kostot mjedisore dhe ekonomike për vendin.

Një tjetër sfidë mbetet ndërgjegjësimi i qytetarëve për ndarjen e mbetjeve që në burim, proces që konsiderohet thelbësor për rritjen e shkallës së riciklimit.

Në këtë kuadër, Shqipëria synon t’i bashkohet nismës evropiane “Close the Glass Loop”, e cila promovon grumbullimin dhe ripërdorimin e qelqit përmes bashkëpunimit me operatorët lokalë.

Riciklimi i qelqit konsiderohet një element kyç për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme, ku mbetjet kthehen në lëndë të parë për prodhim dhe jo në burim ndotjeje.

EMISIONET