Zjarr në malin e Shëngjinit, flakët përfshijnë kodrën pranë lagjes Sake! Zjarrfikësit në terren për të izoluar vatrën

Një zjarr ka përfshirë malin e Shëngjinit, pranë rrugës kryesore në lagjen Sake, duke djegur një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.
Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave civile ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin e flakëve, ndërsa deri tani nuk raportohet rrezik për banesat apo për qarkullimin e automjeteve.
Sipas informacioneve, zjarri u përhap me shpejtësi për shkak të bimësisë së dendur dhe të tharë, që favorizoi avancimin e flakëve në zonën malore.
Në vendngjarje janë angazhuar shërbimet zjarrfikëse dhe strukturat e tjera të emergjencave të Bashkisë Lezhë, të cilat vijojnë punën për të vënë nën kontroll vatrën e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e tij.
Deri në këto momente, flakët nuk paraqesin rrezik për banesat dhe as për rrugën kryesore pranë zonës së prekur. Qarkullimi i automjeteve vijon normalisht, ndërsa autoritetet monitorojnë situatën deri në shuarjen e plotë të zjarrit.


