Haxhiaj: Lodhja dhe problemet mes lojtarëve i kushtuan Gjermanisë, Maroku e meritoi kualifikimin!

Mirela Haxhiaj, e ftuar në emisionin “Ora e Botërorit” në Ora News, analizoi eliminimin e Gjermanisë dhe Holandës nga Kampionati Botëror, duke theksuar se problemet e “Pancerave” nuk lidhen vetëm me trajnerin Julian Nagelsmann, por kryesisht me mungesën e bashkëpunimit mes lojtarëve dhe lodhjen e grumbulluar gjatë sezonit.

Sipas Haxhiajt, që në nisje të turneut kishte shprehur bindjen se Gjermania nuk e meritonte të shkonte më larg me lojën që po shfaqte, pavarësisht cilësive individuale të futbollistëve.

“Që në fillim të Kampionatit Botëror kam thënë se Gjermania nuk e meritonte të ishte aty me mënyrën se si po organizohej. Individualitete kishte, potenciali i ekipit ishte i madh, por problemi ishte më shumë te lojtarët sesa te trajneri. Dukej se mungonte dëshira për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin,” u shpreh ajo.

Haxhiaj mbrojti punën e Julian Nagelsmann, duke kujtuar se ai arriti ta përmbyste sfidën ndaj Bregut të Fildishtë falë zëvendësimeve të bëra gjatë ndeshjes.

“Nuk mund ta fajësojmë vetëm Nagelsmann. Ai e fitoi ndeshjen ndaj Bregut të Fildishtë me ndryshimet që bëri, duke e kthyer rezultatin nga 0-1 në 2-1. Problemi ishte më i thellë se sa pankina,” tha ajo.

Analistja nënvizoi se ngarkesa e madhe fizike e futbollistëve, veçanërisht e atyre që aktivizohen te Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, ndikoi ndjeshëm në performancën e kombëtares gjermane. Sipas saj, edhe dëmtimet në mbrojtje, veçanërisht ai i Nico Schlotterbeck, krijuan vështirësi në repartin defensiv dhe ndikuan në mungesën e koordinimit mes Jonathan Tah dhe Antonio Rüdiger.

Duke komentuar edhe eliminimin e Holandës, Haxhiaj pranoi se rezultati ishte zhgënjyes për një kombëtare me histori të madhe, por theksoi se Maroku e fitoi me meritë biletën për në fazën pasardhëse falë paraqitjeve bindëse dhe nivelit të treguar në fushë.

Mirela Haxhiaj: Unë që në fillim të kompeticionit botëror, të kampionatit botëror thashë që Gjermania nuk e meriton të jetë aty, me ekipin dhe mënyrën se si po organizon. Lojtarë dhe individualistë ka, normalisht potenciali i ekipit ishte, por më duket sikur ishte më shumë problem sesa i trajnerit, më shumë problem dhe kapriço të lojtarëve të Gjermanisë që nuk kishin atë dëshirën dhe për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin.

Nuk mund të fajësojmë Nagelsmann sepse ai mua më duket sikur Nagelsmann e fitoi ndeshjen kundër Bregut të Fildishtë. Pra me ato zëvendësime që bëri, ai arriti ta gjejë dhe ta kalonte ekipin nga 0-1 në 2-1. Pra nuk mendoj që është vetëm Nagelsmann fajtor. Më duket sikur lojtarët ishin aq të lodhur dhe minutat e tepërta në këmbë, sidomos të lojtarëve që kanë qenë të Bayernit apo të Dortmundit, që ishin gjatë gjithë kohë, u duk sikur i dha një ngërç Gjermanisë dhe dukej sikur nuk po luanin më te kombëtarja gjermane.

Gjithashtu mos të harrojmë dhe dy dëmtimet e mbrojtësve, sidomos të Schlotterbeck, ndikoi shumë keq në mbrojtjen e Bayernit, më fal, të Gjermanisë. Aq sa kuptova që Jonathan Tah dhe Rüdiger filluan të mos komunikojnë me njëri-tjetrin dhe të mos kombinohen më gjatë ndeshjeve. Përsa i përket Holandës, doja të thoja që më erdhi shumë keq për eleminimin e Holandës. Sigurisht janë kombëtare të mëdha, por mendoj që Maroku e meritoi kualifikimin dhe kalimin në fazën tjetër, me lojtarë si çka.

EMISIONET