Zjarr gjatë natës në një lokal në Vlorë, ka vetëm dëme materiale

Zjarr gjatë natës në një lokal në Vlorë, ka
foto ilustruese

Gjatë natës në fshatin Kotë, Selenicë ka rënë zjarr në brendësi të një lokali. Nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë Vlorë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, gjatë natës, në fshatin Kotë, Selenicë, ka rënë zjarr në brendësi të një lokali, në pronësi të shtetasit D. K., 52 vjeç, ku janë shkaktuar dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

EMISIONET