Zhduket i riu nga Vlora në Spanjë/ Prej 2 marsit Artjol Ramaj humb çdo kontakt. E ëma: Dyshohet se e kanë rrëmbyer

Një 29-vjeçar shqiptar është zhdukur në Spanjë. Artjol Ramaj ka humbur çdo kontakt me familjen e tij në Vlorë dhe me bashkëshorten që gjendet në Spanjë, ndërsa e ëma e tij apelon institucionet për ndihmë, për të zbardhur fatin e të riut!

Pesë muaj më parë Artjol Ramaj nga Vlora u nis së bashku me bashkëshorten e tij për në Spanjë.

Prej datës 2 mars ai ka shkëputur çdo kontakt me familjen!

Kjo është telefonata e fundit që 29-vjeçari, ka bërë me nënën e tij Valentina Ramajn.

Por prej këtij momenti as e ëma, e as bashkëshortja e tij nuk kanë asnjë kontakt me të riun.

Denoncimi është bërë si në policinë shqiptare, edhe në atë spanjolle.

Dyshimet janë për një rrëmbim të mundshëm!

“Asnjë kontakt deri më sot me çunin. Policia na thotë se është rrëmbim. Bashkëshortit atje nuk i thonë asnjë gjë. I thonë: Mos ki merak, është rrëmbim, vrasje nuk është. Dyshojnë tek një person, se kanë qenë dy veta që e kanë bërë këtë punë. Ky i zoti i shtëpisë dhe ky tjetri që e ka marrë djalin peng. Se janë gjetur në makinë gjurmët e djalit, por çfarë janë këmbë dhe rroba nuk dihet. Ata e dinë se çfarë kanë gjetur, gjurmë flokësh apo ndonjë gjë tjetër, vetëm gjetëm gjurmë të Artjolit, na thonë”, rrëfen e ëma e Artjol Ramajt.

Gjurmët e fundit të Artjol Ramaj janë në Girona, një qytet në rajonin verilindor të Katalonjës së Spanjës, ndërsa familjarët mes dhimbjes dhe pasigurisë apelojnë drejtuesit e policisë shqiptare që të jenë në kontakt me homologët spanjoll për të bërë të ditur fatin e djalit të tyre 29 vjeç.

edi ruçi vlora artjol rama

EMISIONET