Zgjatja e mandatit të kreut të Akademisë së Shkencave, Baçe: Ekuipazhi i anijes i njëjti, ka ndryshuar vetëm kapiteni

Ndryshimet ligjore që u bënë katër vite më parë për të shmangur mandatet e përjetshme dhe siguruar rrotacionet e krerëve të institucioneve të pavarura, duket se po zhbëhen nga socialistët.

Kjo pasi në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar së fundmi projektligji për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, i cili parashikon rizgjedhjen e kryetarit aktual Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave me një mandat të dytë radhazi.

Akademiku Apollon Baçe i ftuar në "Ora e Betit" thotë se ekuipazhi i "anijes së ndryshkur sovjetike", siç e ka cilësuar Rama, është po i njëjti. Ka ndryshuar vetëm kapiteti.

"Ti ndryshon një ligj që e quan të gabuar dhe pas një farë kohe e risjell prapë ligjin që ka qenë. Atëherë pse e hoqe atë ligj? Ligji po ndryshohet sepse ka një tendencë jo vetëm me Akademinë, e quajti Akademinë një nëndetëse sovjetike të ndryshkur. Faktikisht ekuipazhi është po ai, i vetmi ndryshim është kapiteni, në vend të Gudarit na erdhi Gjinushi. Çfarë ndryshoi? Kjo hyn në mentalitetin "hajde ti biem në maksimum një institucioni, ta dërmojmë atë dhe në momentin që e kemi goditur vendosim njeriun tonë."

ora e betit

EMISIONET