Zbardhet vendimi i Komisionit të Ofertave që i tha tenderin firmës që kishte lidhje me Lefter Allën

Zbardhet vendimi i Komisionit të Ofertave që i tha tenderin

Zbardhet vendimi i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave që i tha tenderin firmës që kishte lidhje me kryetarin e bashkisë Bulqizë Lefter Alla.

VENDIMI

Më datë 02.04.2021 nga KVO është përpiluar Vendimi nr.1 datë 02.04.2021 "Për kualifikimin e ofertuesve pjesëmarrës në tender".

Nga përmbajta e këtij akti rezulton se KVO, pas shqyrtimit të dokumentacionit, ka kualifikuar vetëm BOE EGLAND&BE-IS dhe ka skualifikuar operatorët e tjerë ekonomikë me arsyet e mëposhtme:

Tek OE GJOKA KONSTRUKSION, janë konstatuar si mangësi mosplotësimi i kriterit për shlyerjen e taksave, tarifave dhe detyrimeve vendore; mosplotësimi i kriterit për punë të ngjashme; mosplotësimi i kritereve për listpasgesat e të punësuarve apo për kualifikimin e punonjësve, për dokumentacionin shoqërues të mjeteve të kërkuara në DST apo për mungesën e kontratës së furnizimit të shoqëruar me lejë mjedisore kodi III.2.B.

Tek BOE KUPA&2 AF ALBANIA GROUP janë konstatuar si mangësi mungesa e licensave profesionale; mungesa e dokumentacionit për kualifikimin e stafit teknik dhe punëtorët e kërkuar; mungesa e dokumentacionit shoqërues për mjetet e kërkuara; mungesa e kontratës së furnizimit të shoqëruar me lejë mjedisore kodi III.2.B.

Për OE Liqeni VII janë konstatuar si mangësi mosplotësimi i kriterit për punë të ngjashme; mungesa e licensave profesionale; mungesa e dokumentacionit për kualifikimin e stafit Teknik, mosparaqitja e mostrave të tubave HDPE 3 ditë para zhvillimit të tenderit, etj.

Ndërsa OE SENKA është skualifikuar për mosparaqitje të dokumentacionit në lidhje me xhiron vjetore, me stafin teknik, mosparaqitja e mostrave të tubave HDPE 3 ditë para zhvillimit të tenderit etj.

bashkia bulqizë bulqizë lefter alla

EMISIONET