Vrasja në Rrëshen, Qyno: Martin Bardhi u ekzekutua në mes të njerëzve, dyshimet janë tek familja Reçi

Gazetari Elton Qyno i ftuar  në studion e Ora News, tregoi më shumë detaje për vrasjen në Rrëshen, ku mbeti i vrarë Martin Bardhi. Qyno tha se Martin Bardhi u ekzekutua në mes të njerëzve.

"Fisi Gjini dhe Reçi janë familjet me hasmëritë më të mëdha në Rrëshen, por tashmë është futur edhe familja Bardhi. Martin Bardhi i ekzekutua në mes të njerëzve. Ka edhe tre të plagosur. Familja Bardhi e di mirë se kush e ka bërë vrasjen. Njërit nga familjarëve të familjes Gjini i është vendosur tritol disa kohë më parë.

Pse nuk është arrestuar djali i Martin Bardhit? Ai qëlloi ndaj Saimir Reçit. Dyshimet për vrasjen janë tek familja Reçi", tha ndër të tjera Qyno.

EMISIONET