Vr*sja e Gjovalin Prendit, reagon policia: Rrethanat ende të paqarta!

Vr*sja e Gjovalin Prendit, reagon policia: Rrethanat ende të paqarta!

Të shtëna me armë janë regjistruar ne Lezhë.

Raportohet se i vdekur ka mbetur një person.

Viktima është Gjovalin Prendi.

Ky i fundit është babai i Roan Brahimit, i cili u vra në Greqi. 

Roan Brahimi emrin e vërtetë e ka Sidorel Prendi.

Roan Brahimi kishte hasmeri me një grup nga Fushë Kuqja.

Autorët janë larguar me benz të zi.

LEZHË- Njoftimi i plotë:

Lezhë/Informacion paraprak. Në fshatin Pllanë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. P. 64 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.

Forca të shumta të Policisë kanë shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër. Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

EMISIONET