"Vora e falimentuar", Meta: Dëshmi e fortë e papërgjegjshmërisë së bandës në qeveri
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta sëbashku me kreun e PD-së Berisha ishin sot në prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryetar të bashkisë së Vorës, Indrit Hoxha.
Meta thotë se Vora është një nga dëshmitë më të forta të papërgjegjshmërisë së bandës në qeveri.
Në katër vite, kjo bandë prodhoi 4 kryetarë bashkie të komanduar, ndërsa sot Bashkia e Vorës paraqitet e falimentuar, thotë Meta.
Ai siguron se pas 14 Majit, ashtu edhe si në të gjithë Shqipërinë, Ndryshimi do të vijë për Vorën, sepse modeli i tyre është ulja e taksave, transparenca në vendimmarrje dhe garantimi i shërbimeve për qytetarët.
"Besimplotë tek vizioni i Indrit Hoxhës, tek energjia, aftësia e tij menaxheriale dhe tek plani i tij për rimëkëmbjen e Vorës, për ta shndërruar Vorën në një shembull të suksesit të investimeve të huaja dhe vendase dhe të shërbimeve që përmirësojnë jetesën e qytetarëve të saj" shkruan Meta në facebook.