Vlorë/ Arrestime për drejtim pa leje dhe dehje, dy të proceduar për dh*në me sende të forta

Njoftimi:
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:
• E. F., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Sazani”, u konstatua duke drejtuar motomjetin, i papajisur me leje drejtimi.
• K. K., 19 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Gjergj Kastrioti”, u konstatua duke drejtuar motomjetin, i papajisur me leje drejtimi.
• J. B., 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
• O. K., 19 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Murat Tërbaçi”, u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin N. P., 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 15.09.2025, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në kokë dhe trup shtetasin E. M., 27 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin A. B., 32 vjeç, banues në Kuç, pasi më datë 15.09.2025, në qendër të fshatit Kuç, është konfliktuar për motive të dobëta dhe ka goditur me sende të forta shtetasin A. H., 47 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

