VIDEO/ Nëndrejtoresha e shkollës ''Harry Fulz'', Brikena Baxhaku paraqitet në SPAK
Numri dy i gjimnazit ku ka ndjekur shkollën Belind Këlliçi ka dëshmuar për rreth dy orë në SPAK. Prokuroria e Posaçme tashmë po mbledh informacionet e plota mbi procedurat që demokrati ndoqi për të vijuar universitetin në SHBA, pa përfunduar vitin e fundit të shkollës së mesme në Tiranë
SPAK ka vijuar hetimet me diplomën e shkollës së mesme të demokratit Belind Këlliçi.
Për rreth dy orë zëvendës drejtoresha e shkollës “Harry Fultz” në Tiranë, Brikena Baxhaku, ka dhënë dëshminë e saj mbi dokumentin që Këlliçi ka paraqitur në Amerikë për ndjekjen e universitetit.
Pas daljes prej prokurorisë së poçme nuk dha detaje mbi arsyet e thërritjes dhe për dëshminë e dhënë
Këlliçi është akuzuar se nuk e ka përfunduar ciklin 5 vjeçar të gjimnazit në degën biznes dhe është larguar në vitin 2005 drejt SHBA-së, duke mbyllur vetëm katër vite.
Më tej është rikthyer në vitin 2010 duke unifikuar më pas diplomën
Vetë Belind Këlliçi në deklaratat e bëra për këtë çhështje është shprehur se ai ka ndjekur studimet në SHBA duke përfituar në bazë të krediteve dhe ka marrë edhe vlerësimet më të larta në SHBA në universitetin që ka ndjekur.
Madje, padinë e ngritur në SPAK ai e ka cilësuar politike dhe se nuk ka fshehur apo falsifikuar asnjë dokument.


