VIDEO/ Barbarizmi i Rrajave me hunj, shkopinj bejsbolli dhe pistoleta cilësohet si “plagosje e lehtë” nga Prokuroria. Mund t’ia hedhin me një gjobë
Prokuroria e Tiranës ndryshon akuzën për anëtarët e fisit Rraja në lidhje me episodin e dhunës ndaj Bilbil e Jashar Majas.
Gazetari Elton Qyno raporton për “Ora News” se ndryshe nga nisja e hetimit për “plagosje të rëndë me dashje, në bashkëpunim” pas publikimit të dhunës me shkopinj bejsbolli prokuroria ka vlerësuar që hetimi duhet të vijojë për akuzën e “plagosjes së lehtë me dashje”.
Ndryshimi i kualifikimit ka ardhur pas administrimit të akt-ekspertimeve mjeko-ligjore ndaj të dëmtuarve.
Përveç lehtësimit të pozitës penale, akuza e re kërkon ankim nga të dëmtuarit për vijimin e hetimit.
“Sipas një akti ekspertimi mjeko-ligjor dhuna barbare e anëtarëve të fisit Rraja në Fushë-Krujë është cilësuar si “plagosje e lehtë me dashje”.
Cilësimi i dëmtive ndaj dy personave të dhunuar si dëmtime të lehta, i hap rrugën dëahtimin e çështjes pasi vepra penale ndiqet vetëm me ankimin e dy të dëmtuarve.Pra nëse heqin dorë dy të dëmtuarit nga kallëzimi në polici, cështja pushohet automatikisht.
Vepra penale e “Plagosjes së lehtë me dashje” hyn në kategorinë e veprave penale që ka një marsh dënimi nga gjobë deri në maksimum dy vite burgim.
Fisi rraja përfshirë djalin e ish-deputetit të PS-së Rahman Rraja, Redjani dhunuan në ambientet e një lokali në Fushë-Krujë dy kushërinjtë Maja.
Shkak i konfliktit u bë gurrorja e ndërtuar pranë shtëpive të fisit Maja, ku pas shpërthimeve të forta pati plasaritje të objekteve të banuara”, raporton gazetari Elton Qyno.
JA ÇFARË NDODHI MË 7 KORRIK