Vera erdhi, kujdes infeksionet në pishina! Paralajmërojnë mjekët: Klori i tepër i dëmton fëmijët

Vera erdhi, kujdes infeksionet në pishina! Paralajmërojnë

Mjekët pediatër këshillojnë nënat të bëjnë kujdes sidomos me fëmijët e vegjël kur frekuentojnë pishinat, pasi mund të marrin infeksione të ndryshme.

“Tani ka një shumëzim bakterial më të madh se sa në dimër dhe në vjeshtë”, u shpreh mjekja pediatre Merita Sula.

Fëmijët preferojnë më shumë pishinat, të cilat duhet të kontrollohen nga Inspektorati Shëndetësor Shtetëror për filtrimin e ujit dhe klorinimin sipas parametrave të caktuara, pasi edhe klorinimi i tepërt dëmton fëmijët.

Po cilat janë infeksionet që mund të merren nga uji i pishinave?

“Kanë infeksione të ndryshme bakteriale në lëkurë, otitet dhe konjunktivitet në sy.

Por, dikush mund të këtë stafilokok dhe nëse ka një plagë ,tjetri që futet në ujë pas tij e merr. Nënat të bëjnë kujdes që sapo dalin nga pishinë t’i shpëlajnë më ujë të pastër fëmijët”, shpjegon mjekja për TCh.

Fëmijët nga shfaqur infeksione, pasi një pjesë e tyre kanë frekuentuar  pishina dimërore bashkë me  të rritur

EMISIONET