Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtar më 1 korrik, në rend dite zgjedhja e sekretarit të përgjithshëm dhe kryesisë

Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtar më 1 korrik, në

Partia Demokratike do të zhvillojë të mërkurën, më 1 korrik, në orën 18:00, mbledhjen konstituive të Këshillit Kombëtar. Bëhet me dije se mbledhja do të ketë në rend dite zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Kombëtar, zgjedhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, si dhe diskutimin e çështjeve të tjera.

Postet aktuale, për të cilat do të ketë zgjedhje, mbahen nga Flamur Noka si sekretar i Përgjithshëm, Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi si nënkryetarë.

Njoftimi:

Të nderuar znj/z anëtarë të Këshillit Kombëtar, duke ju uruar çdonjërin prej jush për zgjedhjen në institucionin më të lartë drejtues të PD ju njoftoj se Ditën e Mërkurë Dt 1 Korrik ora 18:00 do të zhvillohet mbledhja konstituive e Këshillit Kombëtar të PD me rend dite

1-Zgjedhja e Kryetar/it/es së Këshillit Kombëtar

2-Zgjedhja e Kryesisë së PD

3-Të tjera.

EMISIONET