Tyler Durden u rikthye? Spektakël në tribunë, yjet e Hollywood-it vjedhin vëmendjen në Botëror

Tyler Durden u rikthye? Spektakël në tribunë, yjet e Hollywood-it

Kampionati botëror sapo na dhuroi një nga ribashkimet më epike të Hollywood-it.

Brad Pitt dhe Edward Norton, dyshja ikonike e filmit “Fight Club” (1999), u shfaqën krah për krah në tribunën VIP, duke bërë që rrjetet sociale të shpërthenin në një “kaos” të vërtetë memesh.

Duke qenë se në skenarin e filmit, personazhi i Brad Pitt (Tyler Durden) është thjesht një iluzion i krijuar nga mendja e Norton, ironia e tifozëve në internet ishte brilante. Pyetja komike që bëri xhiron e botës ishte: “Më falni, por me kë dreqin po flet Edward Norton në këtë foto?”

Përdoruesit nuk u ndalën me kaq, duke e përshtatur edhe shprehjen legjendare të filmit: “Rregulli i parë i Kampionatit Botëror është që nuk flet kurrë për Kampionatin Botëror”. Një moment fantastik që dëshmon se spektakli më i madh shpesh ndodh edhe jashtë fushës së blertë.

EMISIONET