Vdes "Olsi polici" i Tik-Tok, Oligert Dika u përplas nga një kamion në vizat e bardha

Oligert Dika, ose “Ols Polici” siç njihej gjërësisht në rrjetet sociale, humbi jetën ndërsa ishte në rolin e efektivit të policisë rrugore. 32-vjeçari u përplas nga një kamion mbi vijat e bardha në vendin ku ai qëndronte zakonisht dhe ishte kthyer në një personazh të videove në rrjet.

Një aksident i ndodhur në zonën e Treshit në Tiranë i mori jetën personzhit të njohur në rrjete sociale si "Olsi Polici".

Ky është momenti ku betonieria ka përplasur 32-vjeçarin e ndërsa ai qëndron i shtrirë në rrugë në pritje të autoambulancës.

Sipas informacionëve drejtuesi i kamionit po kalonte në Rrugën e Kastriotëve ku dyshohet se në afërsi të vizave të bardha është përplasur me të riun.

Përplasja ka qenë e fortë ku sipas burimeve ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje pas përplasjes me mjetin e tonazhit të rëndë.

Oligert Dika vuante nga një sëmundje e shëndetit mendor, ku pjesën më të madhe të kohës qëndronte në rrugë.

Videot e tij janë të shpërndara gjerësisht në rrjete sociale ku shoferët shprehen mjaft dashamirës për të duke i dhuruar edhe para.

Ndaj shoferit të tonazhit po kryhen ekzaminime nëse ka qënë në efektin e alkoolit, e po ashtu po verifikohen shkaqet e vërteta të aksidentit.

Vdes "Olsi polici" i Tik-Tok, Oligert Dika u përplas nga

tirane aksident rrugor olsi polici

EMISIONET