U arrestua për një biçikletë, 38-vjeçari vdes në qelinë e burgut 302
Ky është 38-vjeçari Renald Tahiri, i cili ka ndërruar jetë në ambjetet e burgut 302 në Mine Peza në Tiranë.
Rrethanat e ngjarjes së rëndë, e cila nuk është raportuar zyrtarisht nga autoritetet, mbeten të paqarta.
Ai ra në pranga të premten e kaluar për vjedhje, ndërsa familjarët nuk janë lejuar ta takojnë gjatë fundjavës me pretekstin se nuk lejoheshin takimet.
Të shtunën thonë, burime jo zyrtare, ka ndërruar jetë, teksa familjarët thonë se gjithçka ka ndodhur brenda qelisë.
Ndërkohë nga ana tjetër, autoriretet pretendojnë se janë ndjekur të gjitha procedurat standarte, përfshirë edhe ofrimin e ndihmës shëndetësore.
Ai ra në pranga për vjedhjen e një biçiklete, teksa njihet në zonën e "Brrakës" ku jetonte, edhe si konsumues të narkotikëve.
-
Mat, mbante armë pa leje, arrestohet 52-vjeçari
4 Prill, 09:17
Disa herë ishte përballur me drejtësinë për vepra të tilla, për shkak se në shumicën e rasteve, i kryente për të siguruar para që të blinte drogën.
Familjarët pretendojnë se janë njoftuar vetëm të hënën për vdekjen e tij, ndërsa hapën dyert e mortit.
Trupi u përcoll për në banesën e fundit pas ceremonisë mortore në orën 12:30 këtë të martë .
Familjarët kanë ngritur pretendime dhe akuza për mosdhënie ndihme ndaj djalit të tyre.
Sipas informacioneve mësohet se ata po përgatisin një kallëzim kundrejt burgjeve për vdekjen e dyshimtë të Renald Tahirit.