Tjetër aksident fatal në Tiranës, kamioni shtyp për vdekje 32-vjeçarin
Një tjetër aksident me pasojë vdekjen është shënuar në kryeqytet këtë mesditë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kastriotët”, ku një person duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.
“Më datë 04.04.2023, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.” – njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.