“Ujin na e ka dhënë perëndia jo qeveria”, Ceko: Energjia të jetë falas, kanë abuzuar 430 milion

Enti Rregullator i Energjisë mori vendimin e servirur nga qeveria ku u vendos fasha që çdo qytetar i cili tejkalon harxhimin prej 800 kilovat të energjisë nuk do të paguajë më 9.5 lekë por do të paguajë minimumi 42 lekë për kilovat por ky çmim do të ndryshojë në bazë të vlerës që blihet në bursë.  

Enriko Ceko ekspert për ekonominë gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Everst Dedaj thotë se me vendimin e sotëm ERE tregoi se ky është një instrument i varur nga qeveria.

Sipas tij mund të jetë një marrëveshje e fshehtë mes sektorit privat dhe atyre që drejtojnë sot Shqipërinë.

Enriko Ceko: Është një vendim që tregoi se Enti Rregullator i Energjisë është një instrument i varur nga qeveria, u mungon komplet pavarësia institucioneve. Shqipëria ka një prurje të 7 baseneve që është më e larta në Europë. Pjesa që ofron sektori publik është i madh. Mund të jetë një marrëveshje e fshehtë mes sektorit privat dhe atyre që drejtojnë sot Shqipërinë.  Energjia duhet të jetë falas për shqiptarët se ujin na e ka dhënë perëndia jo qeveria.

Eksperti Cako thotë se ka humbje të mëdha të energjisë në rrjet dhe kjo vjen si rezultat i mungesës së transparencës.

Enriko Ceko: Inceneratorët licencën e morën për prodhim energjie, jo për të djegur mbetjet. Një qeveri që nuk i ka bërë detyrat le të japi dorëheqje se ka njerëz më të mirë që dinë ti bëjnë gjërat më mirë. Kanë abuzuar 430 milion euro me inceneratorët nuk e realizoi prodhimin e energjisë. Tani ka keqmenaxhim të kaskadës së Drinit dhe të hidrocentraleve të tjera. Ka humbje të mëdha në rrjet. Unë mendoj se nuk janë humbje janë vjedhje të energjisë elektrike. Unë mendoj se këtu mungon transparenca.

“Çmimi i energjisë elektrike natën është sa gjysma e çmimit të energjisë elektrike ditën dhe këtu nuk ka transparencë nëse është shitur energjia natën apo ditën. Ka mundësi që ta shesin ditën dhe e bëjnë sikur e shesin natën. Ku shkojnë lekët? Duhet transparencë.”

EMISIONET