“Shqiptarët e kanë parë fytyrën e kësaj qeverie”, Hajdari: Opozita ka lidership të fortë, protestat jo si të Bashës

Protestat janë një ndër zgjidhjet që Rudina Hajdari anëtare e Këshillit Kombëtar të PD shikon si zgjidhje për situatën në të cilën ndodhen sot shqiptarët.

Në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj, Hajdari u shpreh se

Rudina Hajdari: Opozita është në ecje e sipër. Pati një goditje të lidershipit, tani po mbledh forcat për të vijuar rrugën. Mungesa  e lidershipit pati pasojat e veta. Ndryshe nga vendet e tjera në Shqipëri nuk ka masa për të lehtësuar barrën. Ato që janë dhënë deri më sot janë qesharake. Unë parashikoj një dimër të vështirë për shqiptarët. Opozita të kthehet për një mburojë për qytetarët. Duhet ti ftojmë në shesh. Kushdo që ka dëshirë të ndryshojë situatën të bashkohet me ne dhe patjetër që një nga alternativat është protesta. Ka një problem të thellë në qeverinë tonë që është e lidhur me korrupsionin. Protestat kanë efektet e tyre jo protestat e Bashës që i linte në gjysmë. Të mos ketë pazare. Të sigurohemi që ai që të na përfaqësojë të mos na shesë rrugës. 

Sipas saj qytetart shqiptar ja kanë parë fytyren kësaj qeverie si dhe shton faktin që tashmë me një lidership tjetër mund të vijnë në pushtet.

Rudina Hajdari: Qytetart shqiptar ja kanë parë fytyren kësaj qeverie e cila ndihmon kriminelët dhe oligarkët. Opozita e hoqi një lidership të  dobët dhe është në hapat e një lidershipi që ka treguar se mund ta sjellë në pushtet.

Hajdari thotë se PD frymëzon dhe duhet të shikohen se si të zgjidhen hallet e shqiptarëve.

Rudina Hajdari: PD frymëzon se është partia e parë që shembi regjimin komunist. Për shkak të të mirave që u ka sjellë, anëtarësim në Nato, viza etje,, qoftë edhe rrugë dhe infrastrukturë. Sot e tutje duhet të shikojmë hallet dhe problemet e qytetarëve dhe qëllim është çrrënjosja e kësaj qeverie që i ka shkatërruar këto probleme.

EMISIONET