“Prishjet e shkollave korrupsion”, Hajdarmataj: Pas tërmetit u zhvillua mësim

Ish deputetja e PD Mimoza Hajdarmataj njëkohësisht anëtare e Kryesisë së kësaj force politike në një intervistë për Ora News me gazetaren Siklajda Shorja ka folur rreth prishjes së disa shkollave në bashkinë e Kamzës.

Sipas saj shkolla në të cilat është zhvilluar mësim deri nëj vit më parë tashmë janë klasifikuar si objekte në rrezik.

Hajdarmataj ngre dyshimet se këto janë rezultat i korrupsionit pasi sipas saj kjo shihet dhe në koston që kap rikonstruksioni i tyre që është sa një objekt i ri ose dyfishi i çmimit.

Mimoza Hajdarmataj: Denoncimet kanë ardhur nga prindërit dhe nga komuniteti. Nuk ka pasur diskutime me ta si mund të zgjidhet problemi. Ka dyshime që prishjet janë si rezultat i korrupsionit. Bashkia ka deklaruar si objekte në rrezik por një serë nga këto shkollat janë shkolla ku kanë qene fëmijët parashkollor. Vitin e kaluar kanë bërë mësim aty. Më pas bashkia ka rivlerësuar dhe një herë aktin e vlerësimit. Periudha nga tërmeti deri kur është marrë vendimi për tu prishur është bërë mësim.

"Vlera e konstruksionit të tyre ka kapur vlerën e një objekti të ri ose dyfish i asaj që mund të zhvillohet nga e para. Kamza është me shtrirje të madhe. I jemi rikthyer mësimit me turne. Rasti i Paskuqanit. Dhe transporti në autobus."

EMISIONET