Ujërat e zeza “çurk” në Currila
Dikur zona e Currilave ka qenë ndër të preferuarat për plazh në Durrës.
Sot është në pushtetin e ujërave të zeza. Çdo rrugë në këtë lagje është e ndotur.
Banorët thonë se jetojnë me erën e rëndë dhe frikën e shpërthimit të ndonjë infeksioni.
"As brenda nuk rrihet, jo më jashtë."
"Po na mbysin plehrat."
Më tepër merak kanë shëndetin e të vegjëlve.
Shqetësimin ja kanë përcjellë edhe Bashkisë së Durrësit por askush nuk ka shkuar në zonë për t`i dhënë zgjidhje problemit.
"Kanë thënë do të vijmë do ët vijmë, por vijnë sa duken këtu edhe ikin."
Nga rrugët ujërat e zeza vërshojnë drejt plazhit.
Ndotja e bregdetit dëmton jo vetëm turizmin por edhe rrezikon shëndetin e pushuesve.