"Zero investime të huaja në Shqipëri", Tabaku: Tregon situatën e vështirë ekonomike të vendit

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku nga foltorja në Kuvend tha se numri i investitorëve të huaj në Shqipëri është zero.

Sipas saj kuy është një tregues i situatës së vështirë ekonomike në të cilën ndodhet vendi.

Jorida Tabaku: Duke lexuar listën e përfituesve të investitorëve strategjik u përpoqa të shikoj se kush janë investimet e huaja që kanë ardhur në Shqipëri, kush është lista me investimet e huaja, kush është lista me investitorët që kanë ardhur në Shqipëri. Zero asnjë investitor i huaj. 75 për qind janë fshatra në jug të vendit, 4 në bujqësi, dy në energji të njëjtat emra përfitues, dhjetë individ janë në total nga 36 vendime. Janë dhe 11 vendime duke u shqyrtuar. Asnjë investitor i huaj i ardhur në Shqipëri, që sigurisht që tregon situatën e vështirë ekonomike që ndodhet sot, reflekton sot tek qytetarët dhe tek vendi.

EMISIONET