U vra në derë të shtëpisë, 42-vjeçari vëllai i Ardi Velaj që u ekzekutua në masakrën e "Çoles"
Shkëlzen Velaj, 42-vjeç, i cili u vra mbrëmjen e sotme (2 qershor 2021) në katin e pestë të një pallati është vëllai i Ardi alias Ferdinand Velaj të vrarë në masakrën e Çoles, ngjarje e ndodhur në 7 prill 2015, në Vlorë.
Masakra e Çoles ndodhi në prill të vitit 2015, kur pas një sherri në kazino mbetën të vrarë shtetasit Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj.
Policia arrestoi atëherë si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj. Gjatë seancave të gjata, u dënua me 35 vite burg Aleksandër Llanaj, dhe dy të tjerët Ani Begaj dhe Bertil Alliaj me nga 25 vite burgim.
Ndërkohë ngjarja e rëndë që ka tronditur Vlorën mbrëmjen e 2 qershorit 2021, ka në lagjen "24 Maj".
Ora News mëson se 42-vjeçari është qëlluar në katin e pestë, teksa ka tentuar të hynte në banesë. Dyshohet se ndaj tij është zbrazur një karikator kallashnikovi.
Dyshohet se mbi viktimën është derdhur një karikator kallashnikovi pasi në vendgjarje janë gjendur më tepër se 30 gëzhoja, ku një pjesë e tyre e kanë kapur në trup, kryesisht në bark.
Velaj ka ndërruar jetë në spital, ndërkohë që ka qenë nëna e tij e cila ka njoftuar policinë.



