Atentat në Vlorë/ Vritet në derë të derë të shtëpisë vëllai i Ardi Velaj që u ekzekutua në masakrën e "Çoles"

Një tjetër vrasje mafioze është regjistruar pak para mesnate, 2 qershor,  qytetin e Vlorës. 42-vjeçari, Shkëlzen Velaj, u qëllua me kallashnikov në hyrje të pallatit ku banonte nga të paktën dy persona të cilët pak minuta më vonë dogjën makinën e përdorur në krim. Objektivi i atentatit është vëllai i Ardi Velajt të vrarë në masakrën e Çoles në vitin 2015.

Qyteti i Vlorës është tronditur sërish 10 minuta para mesnatë së të mërkurës (2 qershor 2021) nga një tjetër vrasje mafioze.

42- vjeçari, Shkëlzen Velaj, është ekzekutuar me armë zjarri në hyrje të pallatit ku banon në lagjen "24 Maji" rreth orës 23:55.

Policia e cila filloi menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen, ka kryer kontrollin dhe krehjen e zonës dhe ka konstatuar një automjet që po digjej në afërsi të fshatit Risili.

Paraprakisht dyshohet se makina tip "BMW" është përdorur për realizimin e vrasjes. 

Sipas hetimeve, 42-vjeçari Shkëlzen Velaj është goditur me breshëri kallashnikovi, ndërsa u gjet nga ëma e tij në derën e shtëpisë.

Vëllai i viktimës, i vrarë në masakrën e Çoles në 2015

Viktima është vëllai i Ardi Velajt, një prej të vrarëve të ngjarjes së ndodhur në 7 prill të vitit 2015, kur pas një sherri në kazino u ekzekutuan edhe shtetasit Albi Limaj dhe Haki Rakipi.

Policia arrestoi atëherë si autorë të masakrës shtetasit Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj.

Gjatë procesit gjyqësor për këtë ngjarje u dënua me burgim të përjetshëm Aleksandër Llanaj, ndërsa Ani Begaj dhe Bertil Aliaj u dënuan me nga 35 vjet burg në mungesë.

Në lidhje me atentatin e një nate më parë policia thotë se 35- vjeçari Shkëlzen Velaj ka qenë duke hyrë për në shtëpi, kur ka vënë re se pranë pallatit ka qenë duke u ndjekur nga një makinë e dyshimtë.

Velaj e ka lënë të ndezur mjetin e tij dhe ka ikur me vrap për tu futur në banesë, në katin e 5 të pallatit kur ka qenë duke hapur derën, atentatori ka lëshuar breshëri plumbash në drejtim të tij në distancë të afërt.

Në ngjarje dyshohet të kenë marrë pjesë 2 apo më shumë persona.

Autorët pas atentatit janë larguar në drejtim të rrugës së lumit të Vlorës, ku kanë braktisur e djegur automjetin.

EMISIONET