U kap nga SPAK me 3.3 mln lekë, Joana Duro rezulton e varfër, pasuria e vetme e saj 32 metra apartament

Ka rezultuar e varfër Sekretaria e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro.

Nga verifikimet pasurore që ka bërë SPAK, rezulton se zyrtarja e arrestuar për korrupsion pasiv, zotëron vetëm pjesën takuese prej 32 metra të një apartamenti 1+1 me sipërfaqe totale 65 metra katror.

Kjo pasuri është vënë si pasojë e një kredie të marrë nga zyrtarja e ministrisë Joana Duro dhe bashkëshorti i saj, Donald Duro, i cili ka deklaruar pagën si oficer pranë Brigadës Logjistike të Ushtrisë Shqiptare.

Më parë Joana Duro ka shërbyer në ministrinë e Shëndetësisë si Drejtoreshë e Përgjithshme e Administratës, por pas largimit të Geraldina Prodanit nga posti i sekretares së përgjithshme, situatën ekonomike në ministri së fundi e kishte marrë Joana Duro.

EMISIONET