Detajet e arrestimit/ U kthye te vendi i krimit, Klered Bozhanit iu vunë prangat te dera e shtëpisë

Zbulohen detaje të reja nga arrestimi i 42-vjeçarit, Klered Bozhani, i cili plagosi me armë zjarri efektivin e policisë Edlir Alleshi në Tiranë.

Për arrestimin e Bozhanit janë angazhuar 600 efektivë policie, ndërsa autori u kap befasisht pranë banesë së tij, pa bërë rezistencë.

Arrestimi është bërë në afërsi të banesës së tij në rrugën “Hysen Dura”. Policia ka sekuestruar dhe një armë zjarri që ai kishte me vete. Për arrestimin e tij janë angazhuar 600 policë në terren. Efektivi i plagosur dje kreu një operacion dhe tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI

Policia vë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri të punonjësit të Policisë mbrëmjen e djeshme.

Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësin e Policisë, inspektor E. A., ju informojmë se:

Gjatë kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Klered Bozhanaj, strukturat e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar autorin e dyshuar.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, e përdorur gjatë krimit.

 

EMISIONET