Tragjedia në Himarë/ Polici Arjan Tase në gjyq i kërkon falje familjes së Jonadës dhe Policisë së Shtetit

Ish-drejtori i Komisariatit të Himarës, në sallën e gjyqit i ka kërkuar falje  familjes Avdia dhe Policisë së Shtetit, ndërsa ndaj akuzave është mbrojtur në heshtje.

Në daljen e tij të parë para trupës gjykuese Tase ka pranuar krimin dhe ka deklaruar se nuk do e ankimojë vendimin.

Në vendim gjyqtarja e Vlorës Vjola Canaj trupa gjykuese ka pranuar kërkesën e prokurorisë që Tase të hetohet dhe të akuzohet me veprën penale të “Vrasjes me dashje indirekte”.

Sipas kësaj vepre penale që është e parashikuar në nenin 76 të Kodit Penal të Shqipërisë, Tase rrezikon jo më pak se 10 vite burg, dhe deri në 20 të tilla.

Efektivi Arjan Tase më 2 gusht 2022, vrau me skaf vogëlushen 7 vjeçare Jonada.

Vajza po lahej me të atin në plazhin e Potamit në Himarë kur helikat e skafit që drejtohej nga komisari Tase e dëmtuan duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pse nuk ishte vrasje nga pakujdesia

Si prova për të mbështetur këtë akuzë është dhe fakti që Tase kishte patentë për mjetin ujor dhe dinte shumë mirë rrezikun që paraqet lundrimi i këtyre mjeteve në breg të detit për qytetarët.

Gjithashtu efektivi dinte rregullat që nuk duhej të shkelte, njëra prej tyre dhe fakti që ka futur mjetin lundrues në hapësirën ujore të përcaktuar për pushuesit. Kjo hapësirë ujore ka qenë e rrethuar me bova plastike, sipas përcaktimeve në aktet ligjore që normojnë këtë aktivitet.

Ka qenë rreth orës 14:00, (2 gusht 2022) kur efektivi i policisë i cili ishte me pushime, pasi ka zbarkuar në breg personat e tjerë në bordin e skafit ka kryer manovrime të pakujdesshme për të kthyer mjetin lundrues sërish në det të hapur. Nga këto manovrime të pakujdesshme, 15 metra larg bregut, drejtuesi i mjetit ka goditur me pjesën e prapme të mjetit lundrues, Jonadën duke i shkaktuar plagë të rënda që kanë sjellë humbjen e menjëhershme të jetës.

EMISIONET