Tragjedia në Himarë/ "Nuk ishte vrasje nga pakujdesia por me dashje" Prokuroria ndryshon akuzën që vendosi policia për efektivin e vet

Prokuroria e Vlorës ngriti akuzën “vrasje me dashje” për komisar Arjan Tase i cili me skafin që drejtonte shkaktoi vdekjen e vogëlushes Jonada Advdia mesditën e 2 gushtit 2022 në plazhin e Potamit në Himarë.

Kjo akuzë është ndryshe nga ajo që Agjencia e Mbikqyrjes Policore deklaroi një ditë më parë (3 gusht) se e kishte arrestuar dhe kishte dërguar materialet proceduriale ndaj efektivit Tase në  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë

Akuza e prokurorisë së Vlorës i janë paraqitur tashmë edhe Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, në të cilën ditën e nesërme do te mbahet seanca gjyqesore, ne 10:30 ku do te vendoset masa e sigurise per ish komisarin e Himares.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Pse nuk ishte vrasje nga pakujdesia

Si prova për të mbështetur këtë akuzë është dhe fakti që Tase kishte patentë për mjetin ujor dhe dinte shumë mirë rrezikun që paraqet lundrimi i këtyre mjeteve në breg të detit për qytetarët.

Gjithashtu efektivi dinte rregullat që nuk duhej të shkelte, njëra prej tyre dhe fakti që ka futur mjetin lundrues në hapësirën ujore të përcaktuar për pushuesit. Kjo hapësirë ujore ka qenë e rrethuar me bova plastike, sipas përcaktimeve në aktet ligjore që normojnë këtë aktivitet.

Ka qenë rreth orës 14:00, (2 gusht 2022) kur efektivi i policisë i cili ishte me pushime, pasi ka zbarkuar në breg personat e tjerë në bordin e skafit ka kryer manovrime të pakujdesshme për të kthyer mjetin lundrues sërish në det të hapur. Nga këto manovrime të pakujdesshme, 15 metra larg bregut, drejtuesi i mjetit ka goditur me pjesën e prapme të mjetit lundrues, Jonadën duke i shkaktuar plagë të rënda që kanë sjellë humbjen e menjëhershme të jetës.

Seanca gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë së Arjan Tases I cili deri ditën e tragjedisë mbante postin e Shefit të Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan do të mbahet nesër në orën 10:30 në gjykatën e Vlorës.

Arrestimi

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) njoftoi dje (3 gusht) se kishte arrestuar në flagrancë punonjësin e Policisë së Shtetit, A.T., me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprën penale “Vrasje e kryer nga pakujdesia”.

Gjithashtu AMP njoftoi se do hetohej dhe zinxhiri drejtues i policise kufitare te Vlores, i cili u shkarkua nga drejtori Gledis Nano menjëherë pas tragjedisë.

"Pas veprimeve hetimore në vendngjarje, administrimin e provave që dokumentojnë fajësinë e shtetasit A.T. për veprën penale të “Vrasjes së kryer nga pakujdesia”, hetimet janë shtrirë edhe ndaj strukturave policore, të cilat në fushën e veprimtarisë që u ngarkon ligji, kanë përgjegjësinë për kontrollin dhe monitorimin e sigurimit të hapësirave ujore të rrethuar me bova për pushuesit. Gjithashtu grupi hetimor ka sekuestruar mjetit lundrues, i cili rezulton me dokumentacion të rregullt ligjor.
Nga veprimet proceduriale të kryera deri në këtë fazë, janë marrë në cilësinë e personave ndaj të cilëve zhvillohen hetime, drejtuesit e strukturave policore:
- Kryekomisar SH.H., me detyrë Drejtor i Drejtorisë dhe Migracionit në DVKM Vlorë;
- Komisar F.M. me detyrë Shef i Sektorit të Kufirit në DVKM Vlorë;
- Nënkomisar V.LL., me detyrë Shef i Komisarjatit të Policisë Himarë;
- Nënkomisar N.B., me detyrë Shef Stacioni i Policisë Kufitare Dhërmi;
- Nënkomisar A.D., me detyrë Shef i Seksionit të Rendit në Komisariatin e Policisë Himarë

Arjan Taser ka mbajtur dhe postin e ish shefit të komisariatit të Himarës.

EMISIONET